Transportonte emigrantë të paligjshëm nga Egjipti drejt vendeve të BE-së, arrestohet në Tiranë 31-vjeçari
Një operacion i koordinuar i Policisë së Tiranës ka çuar në arrestimin e një 31-vjeçari, i cili dyshohet se transportonte emigrantë të paligjshëm nga Egjipti, me qëllim kalimin ilegal në shtetet e Bashkimit Europian. Si rezultat i një hetimi njëmujor, të kryer me metoda speciale dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme kanë mundur të dokumentojnë veprimtarinë kriminale të shtetasit K. G., 31 vjeç, banues në Kukës. Ky i fundit transportonte emigrantët nëpërmjet rrugës së vjetër të Rinasit, drejt Kukësit, për t’i drejtuar ata më pas në Kosovë dhe më tej në shtete të BE-së. Gjatë operacionit, është sekuestruar automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët dhe dy telefona celularë. Në automjetin e dyshuarit u gjetën 6...
Burimi:
top-channel.tv