Transportonte 5 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 35-vjeçarja në Lezhë

Transportonte 5 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 35-vjeçarja në Lezhë

Policia ka arrestuar 35-vjeçaren Elsona Çoba, pas një operacioni kundër emigrantëve të paligjshëm. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se 35-vjeçarja transportonte emigrantë që synonin të kalonin ilegalisht në shtetet e BE-së. Po ashtu në njoftim thuhet se ka dyshime se ajo iu ka marrë emigrantëve, nga 2500 euro, me premtimin se do t’i transportonte në Itali. 35-vjeçarja u kap në flagrancë, në afërsi të Lezhës, teksa transportonte 5 emigrantë, të cilët i kishte marrë në Vorë. Ndërkohë, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon hetimi për të identifikuar dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast. Njoftimi i Policisë: Tiranë/Finalizohet faza e shtatë e operacionit të koduar “Relay”. Arrestohet një 35-vjeçare që transportonte emigrantë që...