Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Transplantet, favorizohet privati/ Djali i shefes së Nefrologjisë në QSUT, i lidhur me bizneset e Klodian Allajbeut
Moskryerja e transplanteve të veshkës në Shërbimin e Urologjisë dhe Nefrologjisë në QSUT fsheh prapaskena dhe hedh hije dyshimi se gjithçka bëhet për të favorizuar spitalet private. Mesatarisht 14 pacientë e kanë kryer çdo vit këtë procedurë për shkak se veshka e tyre është jashtë funksionit në Spitalin Hygeia dhe Spitalin Amerikan, të financuara nga buxheti i shtetit. Ndërkohë që në QSUT salla e ndërhyrjeve për transplantin, e mirëpajisur me aparatura të teknologjisë moderne, pasi është realizuar falë një investimi prej 3 milion euro të projektit Italian “Intereg“, qëndron e mbyllur që pas transplanteve të para që u realizuan në vitin 2009. Por çfarë ndodhi më pas? Pse u ndërpre kryerja e kësaj procedure për transplantin e veshkave në shërbimin publik? Dhe kjo jo për...