“Transparency International”, ja si renditet Shqipëria në raportin në luftën kundër korrupsionit

“Transparency International”, ja si renditet Shqipëria në raportin në luftën kundër korrupsionit

Në renditjen globale të indeksit të perceptimit të korrupsionit Shqipëria ka shënuar rënie me 11 vende.  Nga 42 pikë që kishte në vitin 2024, ka përfunduar në 39 pikë në raportin e vitit 2025, duke humbur 3 pikë dhe rënë me 11 vende në renditjen globale të Transparency International. Në raportin e vitit të kaluar, Shqipëria renditej e 80 mes 180 vendeve, ndërsa sot vendi renditet i 91. Ndërsa Kosova është vlerësuar me 43 pikë në Indeksin e Perceptimit e Korrupsionit për vitin 2025 të organizatës ndërkombëtare, Transparency International, duke shënuar një rënie për 1 pikë krahasuar me vitin paraprak. Vlerësimi i ri bën që Kosova të renditet e 76-ta në botë nga gjithsej 182 vende dhe territore, apo tri vende më poshtë se në...