Transferohen 150 të dënuar nga burgu i Fushë-Krujës
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, 150 të dënuar të burgut të Fushë Krujës, janë transferuar nëpër burgje të ndryshme. Kjo për shkak se rikunstruksionit që do të kryhet në burgun e Fushë Krujës. Ndër të dënuarit, mësohet se nuk ka persona me rrezikshmëri të lartë. Kryesisht, ata po vuajnë dënimin për krime banale. Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale Fushë-Krujë është i vendosur në dalje të qytetit të Fushë-Krujës, në zonën e quajtur Arrameras, në ish Brigadën e Këmbësorisë 1085. Ky institucion ka një shtrirje prej një sipërfaqe prej 3 ha dhe është i ndarë në dy godina, një i sigurisë së lartë dhe tjetra siguri e zakonshme me një seksion paraburgimi.
Burimi:
kohajone.com