Transferimi i Kadastrës së Vlorës, fundi i një modeli të dështuar
Transferimi i sektorit të Legalizimit të Kadastrës së Vlorës në Tiranë është fundi i një modeli të dështuar në një prej institucioneve me problematike në vend sa i përket drejtimit dhe abuzimit me detyrën. Ndryshimet e shpeshta të drejtuesve të ASHK Vlorë janë një sagë më vete dhe shpesh objekt barsaletash. Ndërkohë të penalizuarit e mëdhenj përballë kësaj gjendje mizerabël ishin qytetarët, që nuk arrinin dot të merrnin shërbimin në kohë. Vendimi për transferimin e sektorit të legalizimit në Tiranë nuk është as i papritur, as arbitrar pasi faktikisht Kadastra e Vlorës si shërbim ishte transferuar prej kohësh në Tiranë njësoj si ajo e Shkodrës, Durrësit, Krujës e Kavajës. Shërbimi i fundit që po transferohet është ai i Legalizimit, ku prej vitesh qytetarët sorollateshin dhe...
Burimi:
argjiroja.net