Tragjike në Vjenë, humbin jetën 3 shqiptarë në vendin e punës: U varrosën për së gjalli nën betonin e lëngshëm
PAMJE NGA VENDNGJARJA VJENË-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Vjenë të Austrisë, ku 3 shqiptarë nga Kosova mësohet se kanë humbur jetën tragjikisht në orarin e punës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë orarit të punës në një kantier në Porzellangasse, ku skela u shemb dhe ata mbetën nën rrënoja nën betonin ende të pangurtësuar, raporton Heute. Bëhet fjalë për Pajtim Bajrami, Asllan Musliu dhe Istref Zekaj. Një banor i zonës tregoi për “Kronen Zeitung” momentet dramatike menjëherë pas shembjes: “Ishte një zhurmë jashtëzakonisht e fortë, pastaj dëgjova vetëm britmat e punëtorëve. Më pas u ndezën sirenat.” Zjarrfikësit kanë thënë se punimet për shpëtimin e tyre ishin jashtëzakonisht të vështira. Oborri i ngushtë e vështirësoi ndjeshëm qasjen tek të bllokuarit. Niveli i alarmit u...
Burimi:
zeri.ai