Tragjike në Tiranë! Makina përplas për vdekje një 7-vjeçar, shoferi arratiset nga vendi i ngjarjes
foto ilustruese TIRANË- Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Tiranë, ku një 7-vjeçar humbi jetën tragjikisht, pas është përlasur nga një makinë. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:20, në rrugën “Kastriotët”. Sipas policisë, shoferi i makinës, ende i paidentifikuar, pasi ka përplasur të miturin është larguar nga vendi i ngjarjes. Ndërsa, si pasojë, i mituri ka humbur jetën në spital. Njoftimi: Tiranë/Informacion paraprak Rreth orës 11:20, në rrugën “Kastriotët”, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur një shtetas të mitur rreth 7 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. Si pasojë, i mituri ka humbur jetën në spital.
Burimi:
zeri.ai