Tragjike në Itali, “Xhipi” bëhet copash nga kamioni, humbin jetën dy 20-vjeçarët shqiptarë
pamje nga aksidenti ITALI- Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e dy të rinjve shqiptarë, është regjistruar pasditen e djeshme në Itali, në rrugën Sanita, e cila të çon nga Savigliano në Vottignasco. Siç raportojnë mediat italiane, një automjet tip "Xhip" është përplasur me një kamion, duke lënë të vdekur dy shqiptarë rreth moshës 20-vjeç. Mësohet se në automjetin me të cilin udhëtonin dy të rinjtë, ende të paidentifikuar, ishte dhe një burrë, i cili ka mbetur i plagosur. Ky i fundit është dërguar në spitalin Savigliano me ambulancë me kod të verdhë. Ndërkohë rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërsa autoritetet po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e viktimave dhe të përfshirëve të tjerë në aksident. /ZËRI
Burimi:
zeri.ai