Tragjike në Greqi/ 2-vjeçarja bie në shatërvan nga pakujdesia e prindërve, arrestohet babai shqiptar, nën hetim dhe nëna pasi gënjyen për moshën e të miturës
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Kalithea të Greqisë, pasi një vajzë 2-vjeçare me baba shqiptar ra në një shatërvan dhe humbi jetën. Ngjarja ndodhi saktësisht mbrëmjen e ditës së djeshme në shatërvanin e sheshit “Kyprou” pasi fëmija iu kishte dalë nga vëmendja dy prindërve të saj. Kalimtarët që e vunë re këtë njoftuan menjëherë një ekip policie që po kalonte aty pranë, i cili nxitoi në vendngjarje. Oficerët e policisë e morën vogëlushen në gjendje dhe e transportuan me makinë patrullimi në Spitalin Pediatrik “Aglaia Kyriakou”. Pas me shumë se 40 minutash përpjekje mjekët e Spitalit të Fëmijëve arritën ta mbajnë gjallë 2-vjeçaren, megjithatë ajo ndodhet ende në gjendje kritike për jetën nën kujdesin intensive të mjekëve. Hetuesit e ngjarjes...
Burimi:
top-channel.tv