Tragjike në Gramsh/ Kamioni del nga rruga dhe bie në humnerë, humb jetën 1 person, 2 të plagosur rëndë (EMRAT)

Tragjike në Gramsh/ Kamioni del nga rruga dhe bie në humnerë, humb jetën 1 person, 2 të plagosur rëndë (EMRAT)

Foto ilustruese GRAMSH- Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen e njw personi, është regjistruar mesditën e sotme në aksin Kabash-Poroçan, në afërsi të fshatit Bardhaj, në Gramsh. Mësohet se një mjet tip kamion, ku udhëtonin 3 persona, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë. Sipas informacioneve paraprake, në mjet udhëtonin një mësuese, një infermiere dhe drejtuesi i mjetit. Si pasojë e aksidentit, mësohet se ka humbur jetën infermierja Dëshira Hoxha, ndërsa mwsuesja Albana Boja dhe drejtuesi i mjetit Shaban Kotorri kanw mbetur tw plagosur dhe janw transportuar me urgjencë drejt spitalit në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. “Në aksin rrugor ‘Gramsh-Porocan’, kamioni me drejtues shtetasin Sh. K., 38 vjeç, ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i kamionit, shtetasi Sh. K.,...