Tragjike/ Konsumoi fotoksinë në banesë, ndërron jetë në spital 34-vjeçarja nga Fushë-Kruja
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Fushë Krujë. Një 34-vjeçare ka humbur jetën pasi ka konsumuar fotoksinë në banesën e saj. Sipas Policisë, e reja është dërguar në spital por nuk ka mundur të mbijetojë. “Është dërguar në spital, një shtetase 34 vjeçe, e cila dyshohet se ka konsumuar Fotoksinë në banesë, në Fushë Krujë. Pavarësisht ndihmës mjekësore, 34-vjeçarja ka humbur jetën”,- thuhet në njoftimin e Policisë. Shkaqet dhe rrethanat e rastit nuk dihen ende, sakaq materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Burimi:
gijotina.com