Tragjedia shqiptare në Itali/ Babai i 20-vjeçarit që u hodh në det: Kujtoi se kishte vrarë nënën

Tragjedia shqiptare në Itali/ Babai i 20-vjeçarit që u hodh në det: Kujtoi se kishte vrarë nënën

Pas ngjarjes së rëndë të 22 shkurtit që ka tronditur qytetin e Civitanovës në Itali, ku një 20-vjeçar, Rikardo Mërkuri u mbyt në det, ka folur babai i tij Mario. Sipas mediave italiane, i jati është i bindur se djali i tij i dha fund jetës në ujërat e akullta të portit të Civitanovës të premten e kaluar, pasi besonte se e kishte vrarë nënën. “Ka menduar se nëna kishte vdekur dhe e bëri atë gjest. Ishte i vendosur”, ka deklaruar ai për mediat italiane. Sipas familjarëve, mbrëmjen e së premtes ata kishin darkuar së bashku për të festuar ditëlindjen e Rikardos. Më pas, babai ishte larguar nga shtëpia dhe gjatë asaj kohe mes nënës dhe djalit kishte shpërthyer një debat i ashpër. Sherri kishte përfunduar...