Tragjedia me tifozët e PAOK/ Identifikohet mes viktimave edhe 29-vjeçari shqiptar, një tjetër mes të plagosurve 

Tragjedia me tifozët e PAOK/ Identifikohet mes viktimave edhe 29-vjeçari shqiptar, një tjetër mes të plagosurve 

Këtë të martë Greqia është tronditur nga një aksident i rëndë që u mori jetën 7 tifozëve të skuadrës greke PAOK, ndërsa 3 të tjerë mbetën të plagosur. Për fat të keq, mes viktimave është konfirmuar edhe 29-vjeçari Vasil Palo me origjinë nga Korça, ndërsa mes të plagosurve është një tjetër shqiptar, i identifikuar si Genci Sadiku, sipas informacioneve të marra nga korrespondenti i Top Channel, Aleksandër Marku. Sadiku ka qenë dhe personi që ka njoftuar policinë pas aksidentit. Të gjithë personat që po udhëtonin në këtë furgon ishin të moshës 25 deri në 30 vjeç. Sipas autoriteteve rumune, furgoni tentoi të parakalonte një kamion-cisternë, por është përplasur kokë më kokë me një tjetër kamion. Helikopterët e emergjencës nuk mundën të ndërhyjnë për shkak të...