Tragjedi rrugore në Itali/ Parakalimi i gabuar i një 29-vjeçareje shqiptare u merr jetën dy personave, 8 të plagosur
Një aksident tragjik ka ndodhur në Itali. Paraklaimi i një 29-vjeçare shqiptare ka lënë pas dy viktima dhe tetë të plagosur. Viktimat i përkasin moshës 38 dhe 73 vjeç, ndërsa mes të plagosurve ka edhe fëmijë. Ngjarja tragjike ndodhi në 15 mars, pak minuta pas orës 12.30 në rrugën provinciale 185 “Rivoltana”, në shtrirjen që të çon në Mozzanica te restoranti Montizzolo. Katër makina u përfshinë në aksident, ku dy persona humbën jetën. Mediat italiane shkruajnë se aksidenti u shkaktua nga një Mercedes C180, drejtuar nga një grua 29-vjeçare shqiptare, me banim në Calvenzano, e cila dyshohet se ka tentuar të parakalojë një Volkswagen Sharan me të cilin udhëtonte një familje e përbërë nga babai, nëna dhe tre fëmijë. “Ajo donte të më parakalonte, pastaj kuptoi se nuk kishte vend dhe u përpoq të kthehej...
Burimi:
sot.com.al