Tragjedi 28-vjeçari humb jetën pasi motori përplaset me barrierat
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në Tiranë, ku një 28-vjeçar ka humbur jetën. Sipas njoftimit të policisë, në aksin rrugor Baldushk–Vishnje, shtetasi B. Z. dyshohet se ka humbur kontrollin e motomjetit dhe është përplasur me barrierat anësore të rrugës. Për pasojë, drejtuesi i mjetit humbi jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
Burimi:
kohajone.com