Tragjedi/ 16-vjeçarja humb jetën, dyshohet arrest kardiorespirator

Tragjedi/ 16-vjeçarja humb jetën, dyshohet arrest kardiorespirator

 Një 16-vjeçare, ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Në një njoftim zyrtar, policia vendore e Shkodrës shkruan se, dyshohet se 16-vjeçarja humbi jetën për shkak të një arresti kardiorespirator. Ndërkohë, uniformat blu njoftojnë se, grupi hetimor po kryen veprimet në drejtimin e Prokurorisë, për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës. Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër: “Dje, në Spitalin Rajonal Shkodër, një 16-vjeçare, ka humbur jetën. Paraprakisht dyshohet për shkak të arrestit kardiorespirator. Grupi hetimor po kryen veprimet në drejtimin e Prokurorisë, për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.”