Trafikuan në Shqipëri makina me vlerë 90 000 euro të vjedhura, një i arrestuar dhe disa të proceduar

Trafikuan në Shqipëri makina me vlerë 90 000 euro të vjedhura, një i arrestuar dhe disa të proceduar

Procedohen penalisht 2 shtetas që dyshohet se trafikuan në Shqipëri, automjete me vlerë rreth 90 000 euro, të vjedhura në Zvicër dhe në Itali. Arrestohet 1 shtetas që transportonte kundrejt pagesës, 3 emigrantë që synonin të kalonin ilegalisht, në shtetet e BE-së. Sekuestrohen 2 automjetet e trafikuara dhe automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët. Si rezultat i punës operacionale dhe asaj operative, me fokus konstatimin dhe goditjen e rasteve të trafiqeve dhe kalimit të kundërligjshëm të kufijve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve finalizuan 2 faza të tjera operacioneve: -“Stolen Line”, në kuadër të të cilit nisi procedimi penal për shtetasit:•M. S., 36 vjeç, pasi dyshohet se ka trafikuar në Shqipëri, 1 automjet tip “Benz”, me vlerë rreth 80 000 euro, i cili nga...