Trafiku Tiranë -Elbasan, Qeveria i jep zgjidhje aksit problematik, ja projekti që pritet të realizohet

Trafiku Tiranë -Elbasan, Qeveria i jep zgjidhje aksit problematik, ja projekti që pritet të realizohet

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë gati 2 tenderë për ndërtimin e rrugës lidhëse Tiranë – Elbasan me korridorin 8. Projekti synon ndërtimin e një segmenti që nis pa mbërritur te rrethrrotullimi i Bradasheshit dhe përfundon në afërsi të ish-Metalurgjikut, duke bërë lidhjen e autostradës me korridorin 8. Ky segment i ri synon lehtësimin e trafikut që krijohet në hyrje-daljet e autostradës Tiranë – Elbasan, një segment tejet problematik. Ndërkaq, sipas të dhënave të publikuara pranë Agjencisë së Prokurimit Publik ndërtimi do të ndahet në 2 kontrata. Kontrata për lotin I do të ketë një fond limit prej 3.34 mld lekë, ndërsa për lotin II, 2.5 mld lekë, me një total prej 5.84 mld lekë. Më herët, autoritetet kanë deklaruar se synimi është që ky segment...