Trafiku në Elbasan, eksperti jep zgjidhjen: Duhen nënkalime dhe mbikalime

Trafiku në Elbasan, eksperti jep zgjidhjen: Duhen nënkalime dhe mbikalime

Qindra shqiptarë të dielën u rikthyen sërish në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit, pas pushimeve që kaluan kryesisht në Korçë. Për shkak të punimeve, pjesa e rrugës pranë Librazhdit krijonte radhë kilometrike e pritje të gjata në trafik. Pas këtij segmenti, zona e Bradasheshit, në hyrje të autostradës Elbasan-Tiranë, ishte tortura e radhës. Për ekspertin e sigurisë rrugore, Arben Luzi, problemi mbetet te rrethrrotullimi në Bradashesh, tek i cili duhet investuar. ”Duhen nënkalime apo mbikalime sepse ne i bëjmë rrugët shkojmë deri këtu për tre minuta dhe pastaj presim”, tha eksperti i sigurisë rrugore.