Trafiku i drogës nga Kolumbia në Shqipëri, SPAK identifikon edhe 5 anëtarë të tjerë të grupit, si u zbuluan 485 kg kokainë në Frakull

Trafiku i drogës nga Kolumbia në Shqipëri, SPAK identifikon edhe 5 anëtarë të tjerë të grupit, si u zbuluan 485 kg kokainë në Frakull

Ka shkuar në 15 numri i të identifikuara nga SPAK, lidhur me hetimin e trafikimit ndërkombëtarë të kokainës, hetim i nisur në vitin 2022, kur u kap një sasi prej 485.5 kilogramë kokainë, e importuar nga Kolumbia dhe e fshehur në një ngarkesë me “pleh organik artificial”, që u sekuestrua në Frakull të Madhe, Fier. Klevent Gjolena, Aldi Zonja dhe Musa Gjikola janë arrestuar, ndërsa Kevin (Arjan Margjoni) dhe Durim Keçi janë shpallur në kërkim. Sipas Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH), ka zhvilluar veprime të mëtejshme hetimore në kuadër të procedimit që lidhet me trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike nga Kolumbia drejt Shqipërisë. Më datë 4.3.2026, Gjykata e Posaçme...