Trafiku i drogës në burgun e Elbasanit! Polici e shiste për të burgosurit, çmimi deri në 200 mijë lekë të vjetra

Trafiku i drogës në burgun e Elbasanit! Polici e shiste për të burgosurit, çmimi deri në 200 mijë lekë të vjetra

FOTO ILUSTRUESE ELBASAN-Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar masë sigurimi "Arrest në burg" për Ndriçim Kroin, policin e burgjeve, i cili fuste lëndë narkotike brenda ambienteve të burgut. Aksioni u krye një ditë më parë nga shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve (SHKBB), ku përveç policit u arrestuan edhe një i paraburgosur dhe një grua e cila ka qenë familjare e personit që gjendej pas hekurave, Gerald Stamolla dhe Esmeralda Komici. Prokuroria në njoftimin zyrtar raporton se Ndriçim Kroi, gjatë orëve që nuk ishte në punë, punonte si shitës ambulant në qytetin e Elbasanit, duke shitur telefona të përdorur dhe sende të tjera me vlerë. Në vendin ku shiste, ai merrte porosi nga të afërmit e të paraburgosurve dhe ua sillte në burgun e Elbasanit. Konkretisht Esmeralda Komici paguante policin 100-200 mijë lekë...