Trafiku i 1.3 ton kokainë! Arrestohet në Turqi vëllai i ‘Visit të Pojës’

Trafiku i 1.3 ton kokainë! Arrestohet në Turqi vëllai i ‘Visit të Pojës’

Elvis Doçi TURQI-Bledi Doçi, vëllai i Elvis Doçit, i njohur ndryshe si Visi i Pojës, është arrestuar në Turqi pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për trafik lëndësh narkotike. Bledi Doçi ishte shpallur në kërkim në kuadër të një operacioni të zhvilluar nga autoritetet fqinje. Në total u lëshuan 24 masa sigurie nga gjykata e Breshias ndërsa grupi akuzohej për trafikun e 1.3 tonëve kokainë në harkun korhor të 5 viteve, nga viti 2020-2025. Në maj të 2025, 14 personat u arrestuan me urdhër të SPAK në kuadër të operacionit "Ura", i cili goditi një rrjeti kriminal të trafikut ndërkombëtar të drogës Shqipëri-Itali. Operacioni kishte në fokus tre grupe të krimit të organizuar, me aktivitet të gjerë në trafikimin ndërkombëtar të drogës, kokainë e heroinë, pastrim parash...