Trafikonte drogë me makinë/ Shqiptari kapet në ndjekje nga policia italiane, iu gjet kokainë, heroinë dhe…

Trafikonte drogë me makinë/ Shqiptari kapet në ndjekje nga policia italiane, iu gjet kokainë, heroinë dhe…

Një sekuestrim i madh droge ndodhi në Abruzzo të dielën, më 4 janar, ku një shqiptar është kapur duke trafikuar një kuintal drogë të llojeve të ndryshme. Agjencia “Ansa” raporton se Skuadra Fluturuese Teramo në Luginën Vibrata arrestoi një shtetas shqiptar për posedim të lëndëve narkotike. Atij iu gjetën në posedim mbi 100 kg hashash, kokainë dhe heroinë, si dhe një sasi të madhe agjentësh prerës. Detajet e operacionit do të publikohen në orët në vijim. Ai u gjet në posedim të mbi 100 kilogramëve narkotikë, përfshirë hashash, kokainë dhe heroinë, me një vlerë tregu mbi 5 mln euro nëse shitej me pakicë. Detajet e operacionit mbahen të fshehta, pasi është ende në proces për të zbuluar persona të tjerë të përfshirë, informon media italiane....