Trafikonin emigrantë me kamionë drejt Anglisë, dënohen tre shqiptarët

Trafikonin emigrantë me kamionë drejt Anglisë, dënohen tre shqiptarët

Autoritetet britanike kanë shkatërruar një rrjet kriminal shqiptar me bazë në Londër, i cili përdorte kamionë për të trafikuar emigrantë shqiptarë që hynin ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar. Tre anëtarët kryesorë të grupit, Toni Liko, 42 vjeç, Klement Gjika, 44 vjeç, dhe Stelian Bodnariu, 37 vjeç, janë dënuar me mbi 15 vite burg në total. Liko dhe Gjika morën nga 5 vite e 8 muaj secili, ndërsa Bodnariu 3 vite e 4 muaj. Sipas policisë, ata kërkonin deri në 11 mijë paund për çdo person që trafikonin. Hetuesit e Policia Metropolitane zbuluan se gjatë 18 muajve të funksionimit, rrjeti kishte transportuar të paktën 20 shtetas shqiptarë në Londër, edhe pse dyshohet se numri real është dukshëm më i lartë. Për të çmontuar grupin, policia ndoqi...