Trafikim personash dhe grup kriminal, SPAK dërgon për gjykim tre ukrainas

Trafikim personash dhe grup kriminal, SPAK dërgon për gjykim tre ukrainas

FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjykatë tre shtetas ukrainas të akuzuar për trafikim dhe shfrytëzim personi. Bëhet fjalë për Nazar Khamuilo-n, Mark Petrenko-n dhe Karol Oskiera-n. Nga të tre vetëm Oskiera-s nuk i është ekzekutuar masa e sigurimit arrest me burg. Ata akuzohen për “trafikim të personave të rritur”, “grup të strukturuar kriminal” dhe “kryerje të veprave penale nga organizata kriminale”. Hetimi nisi në nëntor 2024 pas një ankese të Ambasadës së Ukrainës në Shqipëri, e cila njoftoi se një shtetas ukrainas mbahej dhe detyrohej të punonte kundër dëshirës së tij në Vlorë. Gjatë kontrolleve u zbuluan disa ambiente me shtetas ukrainas që punonin me laptopë duke dërguar mesazhe për rekrutimin e personave të tjerë në rrjete të trafikut...