Trafik narkotikësh dhe kontrabandë mallrash, ndalohen në Kapshticë 2 të shpallur në kërkim, një tjetër arrestohet

Trafik narkotikësh dhe kontrabandë mallrash, ndalohen në Kapshticë 2 të shpallur në kërkim, një tjetër arrestohet

Tetë persona janë arrestuar, ndaluar dhe proceduar penalisht në kuadër të kontrollove për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi. Në njoftimin e drejtorisë vendore për kufirin dhe migracionin Korçë thuhet 2 nga 8 personat u ndaluan pasi ishin të shpallur në kërkim dhe 1 u arrestua për kontrabandë me mallra. Ndërkohë bëhet po ashtu me dije se 5 të tjerë u proceduan në gjendje të lirë për vepra të ndryshme penale. Njoftimi i policisë: Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë Policia Kufitare intensifikon kontrollet për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi. Arrestohen, ndalohen dhe procedohen penalisht 8 shtetas (nga të cilët 2 shtetas u ndaluan pasi ishin të shpallur në kërkim, 1 u arrestua për kontrabandë me mallra dhe 5 të tjerë...