Trafik kokaine dhe heroine nga Amerika Latine drejt Zvicrës/ GJKKO dënon me 19 vite burg Gëzim Bakallin dhe 12 vite burg Erjon Locin
GJKKO ka dhënë dënimin për dy shqiptarët e akuzuar për trafikim droge nga Amerika Latine drejt Zvicrës. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi deklarimin fajtor të të pandehurit Gëzim Bakalli (alias Shkembim Cërmanji) për kryerjen e veprës penale “Trafikim i narkotikëve”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, dhe më shumë se një herë, duke e dënuar me 18 (tetëmbëdhjetë) 19 vjet burgim. “Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, i pandehuri Gëzim Bakalli (alias Shkembim Cërmanji) dënohet me një dënim të vetëm prej 19 (nëntëmbëdhjetë) vjet burgim. 7. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të...
Burimi:
top-channel.tv