Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Librazhd-Përrenjas, automjetet lëvizin ngadalë për shkak të ngricave

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Librazhd-Përrenjas, automjetet lëvizin ngadalë për shkak të ngricave

Qarkullimi i automjeteve në aksin Elbasan–Librazhd–Prrenjas po përballet me vështirësi të mëdha si pasojë e ngricave të krijuara në disa segmente të rrugës, duke sjellë trafik të rënduar dhe lëvizje të ngadaltë të mjeteve. Sipas informacioneve, temperaturat e ulëta kanë shkaktuar prezencë të akullit, çka ka rritur rrezikun për rrëshqitje dhe bllokime të përkohshme, sidomos në zonat malore dhe kthesat problematike. Në disa raste, mjetet e tonazhit të rëndë kanë hasur vështirësi në kalim. Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të jenë të pajisur me zinxhirë, ndërsa rekomandohet ndjekja e udhëzimeve të Policisë Rrugore, e cila ndodhet në terren për menaxhimin e situatës.