Trafik droge drejt Greqisë, kapen 51 kg kanabis, pranga të riut, në kërkim tre të tjerë

Trafik droge drejt Greqisë, kapen 51 kg kanabis, pranga të riut, në kërkim tre të tjerë

DVP Gjirokastër/Finalizohet operacioni policor antidrogë, i koduar “Black Scale”. Sekuestrohen rreth 51 kg Cannabis Sativa, të ndarë në 48 pako, me qëllim trafikimin në Greqi. Arrestohet 30-vjeçari që transportonte lëndën, fshehur në një hapësirë të improvizuar tek shasia e automjetit. Identifikohen dhe shpallen në kërkim 3 shtetas (njëri prej tyre, vëllai i të arrestuarit), bashkëpunëtorë për këtë rast, dyshohet me rolet organizator dhe ndihmës. Si rezultat i një pune të mirorganizuar hetimore dhe operacionale, të kryer nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Sektorin Operacional dhe me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, me qëllim goditjen e një tentative për të trafikuar në Greqi, sasi të madhe lënde narkotike Cannabis Sativa, u finalizua operacioni “Black Scale”. Në kuadër të këtij operacioni...