Trafik droge dhe arratisje: Si u arrestua në Romë vëllai i deputetes Elda Hoti, i strehuar në hotel bashkë me të dashurën

Trafik droge dhe arratisje: Si u arrestua në Romë vëllai i deputetes Elda Hoti, i strehuar në hotel bashkë me të dashurën

Elda dhe Markelian Hoti ITALI- Markelian Hoti, vëllai i deputetes Elda Hoti, është arrestuar nga autorietet italiane, në Romës. Mediat italiane raportojnë se 27-vjeçari, vëllai i deputetes së PD-së Elda Hoti, u kap në zonën Ponte di Nona, në periferinë lindore të kryeqytetit italian, ku ishte fshehur në një hotel bashkë me të dashurën. Pas një hetimi të koordinuar nga Interpol dhe skuadra e antidrogës në Romës u bë i mundur arrestimi i tij.  Ai u arrestua pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pas një urdhër-arresti europian për trafik droge nga Amerika e Jugut drejt Europës. Markelian Hoti dyshohet se kishte rol kyç në një organizatë që trafikonte kokainë nga Amerika e Jugut drejt Europës. Droga mbërrinte në portin e Anversës në Belgjikë dhe më pas transportohej me makina...