“Toyota Yaris”! Gjykata e Lartë prish vendimin e Apelit të Posaçëm për Aurel Zarkën, çështja dërgohet për rishqyrtim

“Toyota Yaris”! Gjykata e Lartë prish vendimin e Apelit të Posaçëm për Aurel Zarkën, çështja dërgohet për rishqyrtim

Aurel Zarka TIRANË-Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Apelit te Posaçëm për dosjen në ngarkim të ish-kryeprokurorit Aurel Zarka. Mësohet se Gjykata e ka dërguar për rishqyrtim me një tjetër trupë gjykuese. “Prishjen e vendimit nr.62 (87-2025-398) datë 12.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në këtë gjykatë me tjetër trup gjykues”, thuhet në njoftim.