“Tokat s’na i prek kush”/ Banorët e Rrjollit ‘zhvendosin’ protestën, mblidhet sot para SPAK: Duam takim me prokurorët
Këtë të mërkurë përpara ambienteve të Prokurorisë së Posaçme janë mbledhur banorët e Rrjollit të cilët protestojnë për ndërtimin një resorti turistik në këtë zonë. Ata kanë kërkuar që të kenë një takim me prokurorët e SPAK, ndërsa shprehen se ky ndërtim i këtij resorti, prek pronat e tyre. Ata thonë se nuk do të ndalojnë së protestuari kundër këtij ndërtimi, protestë e cila vijon prej disa ditësh në Rrjoll të Velipojës, e ndërsa sot është ‘zhvendosur’ para dyerve të SPAK. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv