Toka në Dhërmi, makina dhe llogari bankare! Përfituan 30 mln € duke krijuar kompani fiktive, sekuestrohen pasuritë e spanjollit

Toka në Dhërmi, makina dhe llogari bankare! Përfituan 30 mln € duke krijuar kompani fiktive, sekuestrohen pasuritë e spanjollit

FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar bizneset dhe pasuritë e një shtetasi spanjoll, pasi dyshohet se përfituan rreth 30 milionë euro duke krijuar kompani fiktive në shtete të ndryshme. Konkretisht, janë sekuestruar një shoqëri tregtare, tokë në Dhërmi dhe makina e llogari bankare në Shqipëri të Alvaro Romillo Castillo.  Castillo së bashku babin e tij, Domingo Romillo Iriarte dhe partneren Mihaela Munteanu Manole kishin krijuar kompani në shtete të ndryshme të botës, si Spanjë, Portugali, Shqipëri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Republika Dominikane dhe Estonia.  Alvaro Romillo Castillo i njohur në rrjetet e koduara si “Luis” apo “Cryptospain”, komunikonte me klientët në platformën Telegram, duke i bindur të investonin shuma që nisnin nga 1.5 milionë euro, pa pasur detyrimin të identifikoheshin. Kjo e bënte të pamundur gjurmimin...