Tjetërsuan tokën në Mëzez, arrestohen dy përfituesit dhe pezullohen edhe tre zyrtarë të Kadastrës

Tjetërsuan tokën në Mëzez, arrestohen dy përfituesit dhe pezullohen edhe tre zyrtarë të Kadastrës

Një skemë e tjetërsimit të pronës është goditur nga Policia në Tiranë, ndërsa janë ekzekutuar masa sigurie për pesë persona të akuzuar për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre. Sipas Policisë, hetimet zbuluan se një sipërfaqe toke prej 2350 metrash katrorë në fshatin Mëzez ishte përfituar në mënyrë të paligjshme përmes manipulimit të dokumentacionit zyrtar. Për këtë arsye, Gjykata e Tiranës ka vendosur masën “Arrest në burg” për 45-vjeçarin D. B. dhe “Arrest në shtëpi” për shtetasin I. Ç., të cilët dyshohet se kanë kaluar pronën e një personi tjetër në emrin e tyre. Në këtë skemë abuzive rezultojnë të përfshirë edhe tre punonjës të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, konkretisht shtetasit B. S., F. Z. dhe Th. L., ndaj të cilëve është caktuar masa e pezullimit...