Tjetërsimi i pronave të ushtrisë? Olta Xhaçka paraqitet në SPAK

Tjetërsimi i pronave të ushtrisë? Olta Xhaçka paraqitet në SPAK

olta xhacka TIRANË- Deputetja e Partisë Socialiste, Olta Xhaçka është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme mëngjesin e kësaj të marte. Ish-ministrja e mbrojtjes, dyshohet se është thirrur nga prokurorët për t’u marrë në pyetje në lidhje me hetimet që po ndërmerren për tjetërsimin e pronave të ushtrisë. Në 16 Tetor të këtij viti, hetuesit e BKH-së kryen kontrolle në disa biznesa dhe zyra, të personave të dyshuar në lidhje me dosjen e portit të Limionit në Sarandë, i cili iu dha disa biznesmenëve me qera për 20 vite, edhe pse ishte një pronë e ushtrisë shqiptare. Në mesin e personave që iu kontrolluan banesat dhe zyrat janë Artan Dulaku, Genard Kastrati, Bardhyl Kollçaku, ish-gjenerali i ushtrisë në kohën e firmosjes së kontratës dhe 3 persona të...