Tjetër goditje për Ramën/ PPE: Mbështesim integrimin e Shqipërisë në BE, por jo me një qeveri që ka kapur shtetin

Tjetër goditje për Ramën/ PPE: Mbështesim integrimin e Shqipërisë në BE, por jo me një qeveri që ka kapur shtetin

Një delegacion i nivelit të lartë i Partisë Popullore Europiane (PPE) vizitoi Shqipërinë, duke zhvilluar takime me përfaqësues të Partisë Demokratike, diplomatë, ekspertë zgjedhorë, organizata të shoqërisë civile dhe media. I udhëhequr nga Sekretarja e Përgjithshme Dolors Montserrat dhe nënkryetarja Mairead McGuinness, delegacioni riafirmoi mbështetjen e PPE për integrimin europian të Shqipërisë mbi bazën e meritës, ndërsa shprehu shqetësim të thellë për pavarësinë e gjyqësorit, funksionimin e shtetit të së drejtës dhe lirinë e medias. Në një postim në rrjetet sociale, PPE theksoi se dobësimi i demokracisë në vend është shqetësues dhe nënvizoi se një opozitë e bashkuar dhe e fortë mbetet thelbësore për të garantuar llogaridhënie ndaj qytetarëve. Delegacioni gjithashtu bëri thirrje për reforma gjithëpërfshirëse zgjedhore dhe territoriale, me qëllim sigurimin e zgjedhjeve të...