“T’iu vijë turp që vini në Vlorë, duam të hamë, do na bjerë të fikët…”, tregtarët përplasen me Spiropalin
tregtarët me Elisa Spiropalin VLORË-Tregtarët e Vlorës dolën sërish sot në protestë para Teatrit “Petro Marko”, kundër vendimit të Këshillit Bashkiak për zhvendosjen e tyre nga zonat aktuale të tregtimit. Shkak për këtë protestë është bërë njoftimi i dhënë nga ana e bashkisë, sipas të cilit ata duhet të largohen brenda tre ditësh nga vendi ku ushtrojnë aktivitetin e tyre tregtar, në kuadër të një projekti që parashikon krijimin e një tregu të ri. Ata do të zhvendosen në tregun e Çoles, ndërsa tregtarët industrialë në tregun e Shumicës në Jalli të Nartës. Pranë tyre ka shkuar edhe ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, e cila ndodhet në Vlorë. Kritikat nuk kanë munguar nga ana e tregtarëve, ndërsa Spiropali është shprehur se nuk ka qenë në dijeni...
Burimi:
zeri.ai