Tiranë, operacioni policor “Cargo 2”, vë në pranga 3 shtetas, sekuestron lëndë të dyshuar, kokainë, armë dhe para

Tiranë, operacioni policor “Cargo 2”, vë në pranga 3 shtetas, sekuestron lëndë të dyshuar, kokainë, armë dhe para

Policia e Shtetit përmes një publikimi të bërë në mediat sociale, bën me dije së në Tiranë, është finalizuar me sukses operacioni policor i koduar “Cargo 2”, në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme, kundër shitjes të lëndëve narkotike.Vihen në pranga 3 shtetas të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, furnizonin me lëndë narkotike kokainë, disa grupe shpërndarësish.Sekuestrohen 1 kg e 36.6 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu, 121 000 euro, 60 milion lekë, 5000 paund dhe sende të tjera rë kundërligjshme. Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve, në vijim të operacioneve policore kundër veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, pas një pune të mirëorganizuar organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Cargo 2”.Në kuadër të këtij...