Tiranë/ Lëvizte me pistoletë dhe municion luftarak te rrethrrotullimi i Astirit, përfundon në pranga 33-vjeçari

Tiranë/ Lëvizte me pistoletë dhe municion luftarak te rrethrrotullimi i Astirit, përfundon në pranga 33-vjeçari

Një 33-vjeçar është vënë në pranga pasi është vënë në pranga pasi lëvizte me pistoletë dhe municion luftarak në rrethrrotullimin e Astirit. Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë me municion luftarak. Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas lëvizte i armatosur në Astir, shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Nr. 6 organizuan menjëherë punën për lokalizimin dhe kapjen e tij. Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “On Time”, u arrestua në flagrancë shtetasi: -K. Ll., 33 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë, në orët e para të datës 05.03.2026, te rrethrrotullimi i Astirit, duke lëvizur me armë zjarri pistoletë me municion luftarak. Në bashkëpunim...