Tiranë/ E punësoi si dizenjuese, 48-vjeçari p*rdhunon 21-vjeçaren në apartamentin e tij

Tiranë/ E punësoi si dizenjuese, 48-vjeçari p*rdhunon 21-vjeçaren në apartamentin e tij

Një 21-vjeçare është përdhunuar nga një shtetas i huaj, në një banesë të marrë me qira në rrugën e “Bogdanëve”, në Tiranë. Policia bën me dije se është arrestuar shtetasi me iniciale M. F., 48 vjeç, i cili e kishte punësuar të renë si dizajnuese për bizhu, punë që kryhej online për llogari të tij, në banesën që ai kishte marrë me qira në Tiranë. Sipas kallëzimit të bërë nga 21-vjeçarja më datë 01.12.2025, punëdhënësi i saj ka kryer me të marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj teksa ndodhej në këtë banesë për të ushtruar aktivitetin e punës. Gjithashtu, sipas saj, marrëdhënia ka vijuar edhe më pas, pasi ai e ka shantazhuar se do t’i tregonte familjes së saj. Ndërkohë, gjatë kontrollit fizik ndaj 48-vjeçarit...