TIRANË/ Bie në pranga 20-vjeçarja e huaj, dyshohet se ka vrarë foshnjën

TIRANË/ Bie në pranga 20-vjeçarja e huaj, dyshohet se ka vrarë foshnjën

Foto ilustruese TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar sot një shtetase të huaj 20-vjeçare, pasi dyshohet se ka vrarë foshnjën e saj. Ende nuk ka detaje se si ka ndodhur kjo ngjarje, ndërsa policia e ka referuar çështjen në Prokurori. Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë ndaluar një shtetase të huaj, A. P., 20 vjeçe, pasi Gjykata ka dërguar urdhrin e ndalimit ndaj saj. Sipas njoftimit zyrtar, e reja dyshohet për veprën penale “Vrasja e foshnjës”. Ndërhyrja e policisë u krye në zbatim të vendimit gjyqësor, ndërsa autoritetet kanë nisur procedurat përkatëse ligjore. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme. Hetimet vijojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të çështjes, në...