Tirana “vishet” me të kuqe në ditën e të dashuruarve, ja cilat janë aktivitetet në kryeqytet nesër

Tirana “vishet” me të kuqe në ditën e të dashuruarve, ja cilat janë aktivitetet në kryeqytet nesër

Teksa jemi në prag të 14 Shkurtit ndryshe e njohur si dita e të dashuruarve, kryeqyteti është i ‘veshur’ i gjithi me të kuqe si simbol i kësaj dite. Përveç zbukurimeve të vendosura kudo, Shën Valentini vjen në Tiranë me një sërë aktivitetesh. Parku i Liqenit Artificial, Parku Rinia, Petrela dhe “Reja” do të përcjellin energji pozitive me muzikë, cirk, poezi, panaire e mbjellje pemësh nga çiftet. Po ashtu do të ketë ekspozita, kënd pikniku, multisporte e aktivitete të tjera. Te Pazari i Ri do të mund të gjeni kënde për kujtime apo dhurata për t’u marrë me vete, ndërsa në orën 18:00 te sheshi “Skënderbej” do të ketë muzikë live dhe instalacione arti me temën e dashurisë. Si lindi historia e kësaj dite? Kjo...