Tirana në kolaps nga trafiku, bllokohet qarkullimi në rrugët hyrëse

Tirana në kolaps nga trafiku, bllokohet qarkullimi në rrugët hyrëse

Rrugët hyrëse për në Tiranë janë ende të bllokuara nga trafiku i rënduar që ka nisur që në orët e para të mëngjesit. E bllokuar plotësisht raportohet dytësorja e autostradës Durrës-Tiranë, por kritike është situata dhe në rrugët e shtrira më brenda kryeqytetit. Problematik është qarkullimi në Rrugën e Laprakës, te 21 Dhjetori, në zonën pranë stadiumit “Selman Stërmasi”. Rruga e Kavajës, zona e Ali Demit, Rruga e Dibrës, rruga Xhanfize Keko dhe ajo për në Tufinë janë bllokuara. Ndonëse në një pjesë të saj, i vështirë qarkullimi rrugor raportohet edhe në Unazën e Madhe.