Tirana në alarm rrugor/ Policia godet shkeljet masive dhe manovrat e rrezikshme

Tirana në alarm rrugor/ Policia godet shkeljet masive dhe manovrat e rrezikshme

Policia Rrugore e Tiranës ka ndërmarrë veprime ndaj drejtuesve të mjeteve që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor në Unazën e Madhe, në zonën pranë Komunës së Parisit. Sipas njoftimit zyrtar, gjatë javës së fundit u konstatuan 3770 shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, 28 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, autorët e të cilave u arrestuan ose u proceduan penalisht. Policia vendosi rreth 248 masa për mospozicionim të rregullt në karrexhatë, një shkelje që nxit manovra të rrezikshme dhe krijon kaos në trafik, 32 masa për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit, një shkelje veçanërisht e rrezikshme dhe shpesh burim aksidentesh me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës si dhe konstatoi 57 automjete të ndaluara/pushuara, të kapura...