TIA drejt objektivit “net zero”/ Marrëveshje për energji diellore, aeroporti synon emetime zero deri në 2030

TIA drejt objektivit “net zero”/ Marrëveshje për energji diellore, aeroporti synon emetime zero deri në 2030

Vizita e parë e Drejtorit të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve, Oliver Jankovec në Aeroportin e Tiranës shënon një zhvillim të rëndësishëm për aviacionin civil në vend për investime të mëtejshme në inovacion dhe zhvillim të qëndrueshëm. Kastrati Group dhe Airports Council International gjatë vizitës dy ditore në TIA do të nënshkruajnë një marrëveshje për projektin e energjisë diellore, për të arritur nivelin “net zero” brenda 5 vitesh. Me këtë bashkëpunim, Aeroporti ndërkombëtar i Tiranës synon të balancojë plotësisht emetimet e karbonit, si pjesë e angazhimit për mbrojtjen e mjedisit dhe rritjen e diversifikuar. “Po përmbyllim diskutimet lidhur me impiantet diellore jashtë aeroportit dhe do të nënshkruajme deklaratën tonë të përbashkët me sektorin e energjisë dhe gazit, duke u angazhuar për të arritur objektivin “net zero”...