Thyhet sistemi i sigurisë në BKT/ Qytetarëve u klonohen kartat dhe u vidhen paratë

Thyhet sistemi i sigurisë në BKT/ Qytetarëve u klonohen kartat dhe u vidhen paratë

FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Një numër klientësh të Bankës Kombëtare Tregtare janë përballur me një incident, teksa kartat e tyre janë zbrazur në mënyrë të mistershme. Në lidhje me rastin janë identifikuar një sërë rastesh ku kartat rezultojnë të jenë përdorura në shtete të ndryshme. Në një rast, karta e një qytetari rezultonte të ishte përdorur në Bullgari duke bërë blerje për një shumë të konsiderueshme me mijëra euro. Në një tjetër rast, paratë ishin marrë në Itali, e kështu me radhë. Kapitali.al iu drejtua BKT-së zyrtarisht për të mësuar se çfarë ka ndodhur. Banka pranoi se kartat janë klonuar nga një automat në Tiranë, ku autorët e vjedhjes kishin instaluar një kamera. BKT-së thotë se ky fenomen ka zgjatur vetëm një orë dhe pastaj thyerja e sigurisë...