Thyen dyert e shkollës 9-vjeçare në Lezhë, dy të mitur vjedhin 16 laptopë dhe regjistrimin e kamerave të sigurisë

Thyen dyert e shkollës 9-vjeçare në Lezhë, dy të mitur vjedhin 16 laptopë dhe regjistrimin e kamerave të sigurisë

Drejtoresha e një shkolle 9-vjeçare në Lezhë Ka njoftuar se në ambientet e brendshme të shkollës kishte konstatuar dëmtime në pesë dyer dhe dyshonte për marrjen e dokumenteve dhe pajisjeve. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka kryer veprimet e para hetimore dhe ka bërë të mundur identifikimin e dy të miturve, 17 dhe 14 vjeç, të cilët dyshohet se, në bashkëpunim me katër persona të tjerë, kanë dëmtuar dyert e brendshme të shkollës dhe kanë marrë 16 laptopë dhe DVR-në e kamerave të sigurisë. Nga analiza e pamjeve filmike të sigurisë rezulton se në këtë ngjarje kanë qenë të përfshirë gjithsej gjashtë persona. Policia vijon punën për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë, si dhe për gjetjen dhe sekuestrimin e pajisjeve të vjedhura....