“Thoni që e gjetëm tek Ekonomiku”/ Zbardhet ngjarja te “Gjuta”: Dy e nisën për spital 18-vjeçaren, të tjerët lanë gjakun e fshehën armët (EMRAT)
Foto ilustruese TIRANË- Është zbardhur dinamika e plagosjes së 18-vjeçares Natalia Murati, ngjarje e ndodhur në mesnatë në hotelin “Gjuta” në Sauk. Mbrëmjen e djeshme, e reja, e dashura e nipit të Vladimir Gjutës, ka qenë në hotel "Gjuta" me 22-vjeçarin, Erisjaldo Gjuta. Ky i fundit, nuk ndodhej në dhomë në ato momente. Ai ka qenë jashtë së bashkë me babain e tij, Sajmir Gjuta, dhe kanë dëgjuar të shtënat. 18-vjeçarja ka marrë armë e zjarrit që i dashuri e mbante pa leje dhe raportohet se është vetëplagopsur në gjoks. Kur kanë hyrë në dhomë, Erisjaldo dhe Sajmir kanë parë vajzën të vetëplagosur dhe kanë thirrur edhe Mirvete Gjutën, nëna e 22-vjeçarit dhe Vladimir Gjutën, xhaxhai i të riut. Të katërt ata, kanë vendosur që të pastrojnë vendin e...
Burimi:
zeri.ai