Theu derën e banesës me qëllim grabitjen dhe goditi me grusht pronarin, procedohet 19-vjeçari në Memaliaj
Policia e Tepelenës ka nisur procedimin penal për 19-vjeçarin me iniciale K. Ç., banues në Memaliaj, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë në një banesë. Pas thyerjes së derës, ai ka goditur shtetasin me iniciale M. H. me grusht, duke shkaktuar dëmtime të lehta për të dy palët. Gjatë kontrollit në banesë, është gjetur një thikë që dyshohet se ka qenë në posedim të 19-vjeçarit. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. Ç., 19 vjeç, banues në Memaliaj, pasi dyshohet se me qëllim vjedhjen, ka thyer derën e banesës së shtetasit M. H., të cilin e ka goditur me grusht. Si pasojë, u dëmtuan lehtë, të dy shtetasit. Nga kontrolli...
Burimi:
top-channel.tv